TIRANË– Chris LaCivita amerikani i fushatës së Partisë Demokratike, ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, së bashku me kryetarin Sali Berisha.
Në fjalën e tij LaCivita theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë, duke e konsideruar këtë si thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë.
“Politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë të vështirë për votuesit e rinj. Shumë prej politikave që doktor Berisha sjell, do të sigurojnë qëndrimin tuaj në vend dhe suksesin tuaj këtu. Ai nënvizoi rëndësinë e përdorimit të mediave të reja për komunikimin e mesazhit politik dhe inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë aktive e procesit: “Ju keni aftësinë dhe mundësinë të ndryshoni të ardhmen e vendit tuaj, por nuk do ta bëni dot nëse nuk shfaqeni aty. Bota kontrollohet nga ata që paraqiten dhe bëjnë zërin e tyre të dëgjohet.”-shprehet ai./Radar.al
Rama ironizon LaCivita: Mbeti Latifi i shkretë në penxhere për të marrë lekët e bufit