TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela është pyetur sot në SPAK për shpërthimin me 2 dy të vdekur në magazinën në Lushnjë në pronësi të tij.
Pasi ka dalë nga SPAK, Çela foli shkurt për mediat duke zbuluar se ka dhënë sqarime për ngjarjen si person në hetim.
Nga ana tjetër avokati tha se klienti i tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ku shpërthimi ka lënë pasoja që nuk janë rikuperuar.
“Nuk na është njoftuar akuzë, është person në hetim. Për shkak të gjendjes shëndetësore nuk dha dot deklarim të saktë, por është sekret hetimor. Do t’iu sqarojmë në një moment të dytë.”- deklaroi avokati i Çelës./Radar.al
Shpërthimi i magazinës në Lushnje/ Deputeti Bujar Çela paraqitet në SPAK


