TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK. Çela shihet se është shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.
Kujtojmë se Deputeti i PS-së, Bujar Çela u akuzua nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Çela është deputeti i Lushnjes, ndërkohë thirrja e tij në SPAK lidhet me shpërthimin e ndodhur në 1 Mars 2024 në Lushnje, ku humbën jetën dy persona, babë e bir dhe u plagosën shtatë të tjerë./Radar.al



