Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Stani i misterit në Maliq/ Denoncimi i çobanit zbardh histori armësh, kërcënimesh dhe arratisjeje nga mali

    Flamuri serb në një qendër votimi në Pejë, ndërhyn Policia e Kosovës

    Rrezikoi pushuesit në Borsh, Policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rrezikoi pushuesit në Borsh, Policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

    June 7, 2026

    Një mjet lundrues është bllokuar nga Policia Kufitare në zonën e Borshit pasi u konstatua duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë të përcaktuar për pushuesit.

    Sipas autoriteteve, drejtuesi i mjetit kishte hyrë në zonën ku po laheshin qytetarët, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre. Për këtë shkelje, ndaj tij u vendos një masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues u bllokua.

    Policia bëri të ditur se gjatë patrullimeve në zonën e quajtur “Krorëz”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin duke lundruar në një hapësirë të ndaluar për mjetet detare, e rezervuar për pushuesit.

    Autoritetet theksojnë se kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare janë intensifikuar me qëllim garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik dhe respektimin e rregullave të lundrimit.

    Policia e Shtetit u bën thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe të mos hyjnë në zonat e përcaktuara për pushuesit.

    Gjithashtu, në zonat ku ende nuk janë vendosur perimetra sigurie, drejtuesit e mjeteve lundruese këshillohen të mos afrohen pranë bregut dhe të shmangin manovrat hyrje-dalje në vende ku ka pushues, për të evituar çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e tyre.

    anije Bordh pushuesit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Stani i misterit në Maliq/ Denoncimi i çobanit zbardh histori armësh, kërcënimesh dhe arratisjeje nga mali

    June 7, 2026

    Flamuri serb në një qendër votimi në Pejë, ndërhyn Policia e Kosovës

    June 7, 2026

    Rrezikoi pushuesit në Borsh, Policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

    June 7, 2026

    Vrasja e efektivit Enea Mekolli, gjykata lë në burg Violand Braçellarin

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.