Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plumbat në Maliq/ Prokuroria zbardh detajet e operacionit ku u vra efektivi i “Shqiponjave”

    Stani i misterit në Maliq/ Denoncimi i çobanit zbardh histori armësh, kërcënimesh dhe arratisjeje nga mali

    Flamuri serb në një qendër votimi në Pejë, ndërhyn Policia e Kosovës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Stani i misterit në Maliq/ Denoncimi i çobanit zbardh histori armësh, kërcënimesh dhe arratisjeje nga mali

    June 7, 2026

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka zbardhur detaje nga kallëzimi penal i një shtetasi A. K., si dhe nga hetimet që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në lidhje me një operacion në zonën e Korçës.

    Në denoncimin e bërë më 3 qershor 2026 në Komisariatin e Policisë Maliq, A. K. ka deklaruar se fillimisht është kontaktuar në Durrës nga një person i cili i ka ofruar punë në një stan në zonën e Maliqit, me një pagë më të lartë se zakonisht. Sipas tij, pas komunikimeve me një numër telefoni, ai është dërguar në një zonë malore dhe ka nisur punë si punëtor stalle.

    Ai ka shpjeguar se në vendin ku qëndronte kishte shumë bagëti dhe jetonin vetëm personi që e kishte punësuar, i identifikuar si Violandi, dhe nëna e tij. Sipas kallëzimit, gjatë qëndrimit të tij aty, ai ka vënë re se personi në fjalë mbante armë zjarri, përfshirë automatik kallashnikov dhe armë gjahu, si dhe lëvizte shpesh i armatosur.

    A. K. ka pretenduar gjithashtu se është paguar me rreth 120 mijë lekë të vjetra dhe se gjatë ditëve të punës ka pasur situata tensioni, pasi i është kërkuar të qëndronte për një periudhë të gjatë pa u larguar nga stani. Ai ka thënë se konflikti ka nisur kur ka kërkuar të largohej për pak ditë për shkak të një problemi familjar.

    Sipas deklarimeve të tij, debati mes tyre ka degjeneruar në sharje dhe përplasje fizike, ndërsa në disa raste personi tjetër ka përdorur armën për ta kanosur. Ai ka shtuar se është ndjerë i kërcënuar dhe ka vendosur të largohet me nxitim nga zona, duke zbritur nga mali dhe duke kërkuar ndihmë për t’u larguar me taksi.

    Në kallëzim përshkruhen edhe momente të tjera tensioni, përfshirë telefonata paralajmëruese dhe lëvizje të dyshimta në zonë, ndërsa A. K. pretendon se është larguar nga frika për jetën e tij.

    Aktualisht, autoritetet po verifikojnë të gjitha deklarimet e bëra dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat reale të ngjarjes dhe për të dokumentuar çdo element të mundshëm penal.

    Maliq Stan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plumbat në Maliq/ Prokuroria zbardh detajet e operacionit ku u vra efektivi i “Shqiponjave”

    June 7, 2026

    Stani i misterit në Maliq/ Denoncimi i çobanit zbardh histori armësh, kërcënimesh dhe arratisjeje nga mali

    June 7, 2026

    Flamuri serb në një qendër votimi në Pejë, ndërhyn Policia e Kosovës

    June 7, 2026

    Rrezikoi pushuesit në Borsh, Policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.