Një incident është raportuar në Gorazhdec të Pejës, ku sipas mediave në Kosovë, në një qendër votimi ishte vendosur një flamur serb.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për zgjidhjen e situatës. Sipas raportimeve, Policia e Kosovës ka larguar flamurin nga ambientet e qendrës së votimit.
Pas ndërhyrjes së policisë, është bërë e ditur se flamuri serb do të zëvendësohej me flamurin e Republikës së Kosovës.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e vendosjes së flamurit apo personat e përfshirë në këtë rast.


