TIRANË– Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë tre vëllezërit nga Kamza që dyshohet se kanë organizuar rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në zonën e Matit.
Bazuar në informacionin zyrtar të policisë dyshohet se të tre janë përfshirë në ekzekutimin makabër të të riut, ndërsa autoritetet kanë vënë në pranga njërin prej tyre, Fatjon Bushgjokajn, ndërsa dy të tjerët, Kristi dhe Aleksandër, janë ende në kërkim.
Të tre vëllezërit kanë precedentë penalë të mëparshëm, duke përfshirë vepra si vjedhje, shpërndarje të lëndëve narkotike dhe arratisje nga burgu.
NJOFTIM I POLICISË:
Renis Dobra, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Gjermani! Zbardhet arsyeja e vrasjes së 22-vjeçarit. Renis Dobra është marrë peng dhe u mbyt përmes strangulimit, mbytje me litar. Autorët pas vrasjes e kanë hedhur automjetin bashkë me trupin e pajetë me qëllim të mjeti dhe trupi të binin në liqenin e Ulzës. Por gjatë rënies trupi i pajetë i 23 vjeçarit ka mbetur pa rënë në liqen, ndërsa automjeti është gjetur në liqen. Nga informacionet e siguruara 4 personat që morën pjesën në vrasjen e tij nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie dhe nuk kanë përdorur logo policie dhe nuk kanë përdorur logo policie. 23 vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal dhe dyshohet se 4 shtetasit e lartpërmendur kanë pasur mosmarrëveshje që lidhen me veprimtarinë e narkotikëve./Radar.al



