Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit.
Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe jug të vendit hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.


