TIRANË-Ditën e sotme në një takim të zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, paraqiti paketën e rekomandimeve të qeverisë për forcimin e luftës kundër kriminalitetit.
Plani i paraqitur përfshin tetë drejtime kryesore, që sipas Manjës synojnë të forcojnë sistemin penal, të nxisin bashkëpunimin mes institucioneve dhe të garantojnë të drejtat themelore të qytetarëve.
Ministri i Drejtësisë gjatë deklaratës së tij u fokusua tek mbrojtja e konfidencialitetit të hetimeve dhe rritja e angazhimit ndaj krimeve në fushën e teknologjisë. Manja kërkoi gjithashtu që hetimet të kryhen më shpejt dhe të shmangen zvarritjet që dëmtojnë efektivitetin e drejtësisë.
Deklaratat e Manjës u pritën me skepticizëm nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili ngriti dyshime mbi qartësinë dhe përmbajtjen e propozimeve të prezantuara. Dumani vuri në dukje se shumë prej tyre janë të paqarta, mungojnë të dhënat konkrete që do t’i bënin të zbatueshme dhe janë formuluar me fjalë të përgjithshme që lënë hapësira për interpretime.
Vëretjet e kreut të SPAK tregojnë se bashkëpunimi institucional, ndonëse i domosdoshëm, mbetet sfidues kur mungon konkretizimi i hapave të nevojshëm në luftën ndaj krimit të organizuar dhe atij të sofistikuar./Radar.al
“E njoha në Facebook”/ U akuzua për dh*në, nusja: Më bullizonin. Afrimi më mashtroi për fejesën


