Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    35-vjetori i PS-së, Veliaj uron socialistët: Gëzuar ditëlindjen familjes sonë politike

    Rama protestuesve: Ejani të verifikoni faktet, ishulli i Sazanit nuk shitet dhe mbetet pronë e shtetit

    Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, është një amanet i shenjtë në zemrën time

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “E njoha në Facebook”/ U akuzua për dh*në, nusja: Më bullizonin. Afrimi më mashtroi për fejesën

    May 19, 2025
    “E njoha në Facebook"/ U akuzua se dhunoi vjehrrin dhe vjehrrën, nusja: Më bullizonin. Afrimi më mashtroi për fejesën

    TIRANË– Ditën e sotme në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24 është trajtuar historia e Etlevës e cila është akuzuar për dhunë ndaj vjehrrit dhe vjehrrës. Kujtojmë se kjo ngjarje ka ndodhur disa vite më parë. Ajo është rikthyer përsëri në studio, duke dhënë versionin e saj të ngjarjes.

    Gjatë rrëfimit të saj, Etleva deklaroi se për të ka qenë një periudhë e vështirë dhe se është bërë më e fortë për hir të fëmijëve të saj. Ajo tregoi gjithashtu se me ish-bashkëshortin ishte njohur në rrjetin social Facebook dhe pas disa kohësh kishin realizuar edhe fejesën.

    Më tej, Etleva shtoi se se ai e kishte gënjyer se kishte ndenja për të dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte që ajo të shkonte t i shërbente një gruaje e cila i kishte premtuar se do i linte pasurinë e saj pasi jetonte vetëm.

    “Unë jam bërë shumë e fortë vetëm për fëmijët e mi. Ka qënë një periudhë shumë e vështirë. Me Afrimin jam njohur në Facebook. Pas disa javësh ne realizuam fejesën. Ai më kishte gënjyer për fejesën sepse dëshironte që unë të shkoja t’i shërbeja një zonje e cila jeton në Himarë dhe ajo pasi jetonte vetëm do t’i linte pasurinë e saj.”– tha ajo.

    Etleva theksoi se gjatë martesës, ajo ka qenë e bullizuar nga vjehrra e saj pasi ajo nuk ishte dakord për martesën e tyre. Ajo tha se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj edhe kur ajo ishte shtatzënë pasi ajo nuk kishte shkuar të vizitonte vjehrrën.

    Ajo deklaron se Afrimi paratë e fituara nga emigracioni në Itali, nuk i jepte për fëmijët e tyre të mitur, por çdo gjë shkonte për prindërit e tij.

    “Ai ishte shumë i paqëndrueshëm emocionalishtë dhe gjithashtu mora vesh se ai kishte qënë edhe i fejuar më përpara. Kur kam shkuar të jetoja tek shtëpia e tij, vjehrra nuk më donte dhe gjatë gjithë kohës më perqeshte dhe kërkonte të konfliktohej me mua. Ajo nuk ishte dakord që ne të dy të bënim dasmën. Afrimi ka ushtruar dhunë ndaj meje edhe kur isha shtatzënë, më godiste me shkelma dhe grushta tek barku për arsye se unë nuk vizitoja vjehrrën. Afrimi çdo gjë që fitonte nuk i jepte për fëmijët tonë, por për prindërit e tij dhe unë nuk kam folur pasi nuk kisha as mbështjetjen e familjes time. Afrimi një ditë telefonoi edhe babain tim duke i thënë se do më vriste dhe do më dërgonte me arkivol në shtëpinë time. Edhe vjehrri ka tentuar të më godiste me tullë. Ditën e ngjarjes vjehrra dhe vjehrri donin të më përzinin nga shtëpia dhe pasi Afrimi ka ardhur nga Italia më ka goditur duke më kapur prej flokësh dhe vjehrra dhe vjehrri vetëm shikonin dhe qeshnin. Unë kam goditur vetëm dy xhama dhe e kam bërë vetëm prej inatit.”-tha ajo./Radar.al

    1948/ Kur KKE kërkoi ndihmë nga Diktatori Hoxha

    Dosja “Partizani” kalon për gjykim pas disa muajsh shtyrje

    Etleva Facebook
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    35-vjetori i PS-së, Veliaj uron socialistët: Gëzuar ditëlindjen familjes sonë politike

    June 12, 2026

    Rama protestuesve: Ejani të verifikoni faktet, ishulli i Sazanit nuk shitet dhe mbetet pronë e shtetit

    June 12, 2026

    Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, është një amanet i shenjtë në zemrën time

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Rama komenton protestat: U dezinformuan nga rrjetet sociale

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.