Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    May 19, 2025
    1948/ Kur KKE kërkoi ndihmë nga Diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri, i çështjes së “marrëdhënieve greko-shqiptare ndër vite”. Ne kemi përdorur në mënyrë të përsëritur të dhëna nga librat e tij të botuar (nga shtëpia botuese Literatus), ndërkohë që shumë herë na ka dhënë informacione të vlefshme dhe të panjohura më parë për çështjet tona historike që lidhen me marrëdhëniet greko-shqiptare.

    Pak kohë më parë ai publikoi librin e tij të ri me titull “100 vjet marrëdhënie greko-shqiptare” (Arkiv historik, diplomatik dhe gazetaresk 1900-2000), me 137 dokumente arkivore (telegrama, letra, fjalime në organizata ndërkombëtare, artikuj gazetash etj.), shumë prej të cilëve publikohen për herë të parë, duke nxjerrë në dritë jo vetëm informacione të panjohura, por edhe detaje mbresëlënëse. Ne veçuam dy letra nga viti i largët 1948. E para është shkruar nga udhëheqësi i KKE-së, (Partia Komunist Greke) Janis Ioanidhis, më 5 gusht 1948 dhe i drejtohet Nënkryetarit të Qeverisë Shqiptare, Koçi Xoxe. Në të, ai kërkon predha artilerie, granata dore dhe ilaçe. Letra e dytë, pothuajse dy muaj më vonë (më 12 tetor 1948), vjen nga Byroja Politike e Komitetit Qendror të KKE-së dhe i drejtohet Komitetit Qendror të PKSH-së.

    1948: Kur KKE kërkonte ndihmë nga Shqipëria e Enver Hoxhës

    (1947) Ushtria Demokratike Greke – Gramoz

    Me këtë letër, KKE i kërkon Shqipërisë të dërgojë atje disa pilotë, kapitenë dhe inxhinierë detarë si dhe inxhinierë ndërtimi nga Ushtria Demokratike Greke (DSE), të cilët nuk mund të përdoren në konfliktin civil. Sidomos për pilotët, kërkohet të trajnohen nga shqiptarët, deri në momentin që DSE të krijojë Forcën e saj Ajrore dhe Detare. Nuk bëhet fjalë për dokumente jozyrtare, por për letra të marra nga Arkivi i KKE-së. Të dhënat e plota do t’i paraqesim në fund të letrave.

    Letra e 5 gushtit 1948: Letër nga Janis Ioanidhis për Koçi Xoxen, Nënkryetarin e Qeverisë Shqiptare

    Janis Ioanidhis (1900–1967) ishte një nga udhëheqësit kryesorë të KKE-së deri në vitin 1952, kur u dërgua në Taskent të BRSS-së (sot kryeqyteti i Uzbekistanit) për “punë në bazë”. Nga viti 1952 deri më 1961 ai vazhdoi të ishte anëtar i Komitetit Qendror të KKE-së. Në Kongresin e 8-të të partisë, në vitin 1961, nuk u rizgjodh më në KQ. Ioanidhis vdiq në Bukuresht në gusht të vitit 1967.

    Më 05.08.1948 ai i dërgon letrën e mëposhtme Nënkryetarit të Qeverisë Shqiptare, Koçi Xoxe:

    “Shok Koçi,

    Siç ndoshta e dini, më 3 të muajit mora një shënim nga shoku Niko (Zahariadis), që më thërriste të shkoja menjëherë në Shtabin e Përgjithshëm. Shkova menjëherë dhe u ktheva mbrëmë në darkë.”
    (shënim i S. Dagios: “Janis Ioanidhis ishte vendosur në Tiranë dhe gjatë gjithë periudhës së luftës civile greke, shërbente si ndërlidhës i KKE/DSE me vendet e bllokut lindor”).

    Qëllimi kryesor i shkuarjes sime atje ishte situata e re ushtarake që ishte krijuar pas pushtimit të Kamenikut nga monarkofashistët (shënim: ushtarët e Ushtrisë Kombëtare Greke) dhe rënia e Golit që pritej të ndodhte. (Me gjasë ai do të thoshte “pritej”, por për shkak se kishte mbaruar vetëm 6 klasë shkollë, përdorimi i fjalorit të përpunuar ishte i vështirë.)

    Letër e datës 12 tetor 1948

    Nga: Byroja Politike e Komitetit Qendror të KKE

    Për: Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë

    Shokë të dashur,

    Në përputhje me diskutimet tona të mëparshme dhe për të përmirësuar më tej bashkëpunimin mes partive tona dhe forcave tona luftarake, ju lutemi të na ndihmoni në sa vijon:

    Dërgimi në Shqipëri i disa kuadrove të specializuar të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), të cilët për shkak të rrethanave aktuale nuk mund të aktivizohen në frontin e brendshëm. Këta përfshijnë:

    Pilotë ushtarakë

    Kapitenë dhe inxhinierë detarë

    Inxhinierë ndërtimi

    Trajnimi i këtyre kuadrove nga ekspertët shqiptarë në fushat përkatëse, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm për detyra të ardhshme në kuadër të krijimit të forcave ajrore dhe detare të DSE-së.

    Sigurimi i kushteve të përshtatshme për strehimin, ushqimin dhe pajisjet e nevojshme për këta kuadro gjatë qëndrimit dhe trajnimit të tyre në Shqipëri.

    Ne besojmë se kjo nismë do të forcojë më tej bashkëpunimin mes partive dhe popujve tanë dhe do të kontribuojë në përparimin e përbashkët drejt qëllimeve tona revolucionare.

    Me përshëndetje revolucionare,

    Byroja Politike e Komitetit Qendror të KKE

    12 tetor 1948./Përgatiti Radar.al

    1948 diktatori Hoxha Dr. Stavros Dagios KKE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    July 16, 2026

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    July 16, 2026

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    July 16, 2026

    Nga Tom Cruise te Jacqueline Kennedy, ishulli privat ku elita botërore kërkonte qetësi dhe privatësi absolute

    July 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.