Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

    Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër

    BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Reagon Kremlini pas deklaratës së kancelarit Merz

    May 27, 2025

    Kufizimi i rrezes së veprimit për armëve që Gjermania i ofron Ukrainës është diskutuar gjatë. Tani Kancelari Merz e heq këtë kufizim. Kremlini reagoi menjëherë.

    Në kohën kur përpjekjet për arritjen e paqes po duken të pasuksesshme dhe sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, Kancelari gjerman, Friedrich Merz (CDU) deklaroi të hënën (26.05.), se nuk do të ketë më kufizime të rrezes së veprimit për armët që dërgohen nga Gjermania në Ukrainë. “Nuk ka më kufizime në rrezen e veprimit për armët me të cilat furnizohet Ukraina, as nga britanikët, as nga francezët, as nga ne, as nga amerikanët”, tha Merz në Europaforum të WDR.

    Rusia sulmon pa mëshirë objektiva civile dhe bombardon qytete, tha Merz. Ukraina nuk po e bën këtë dhe kjo duhet të mbetet kështu. “Por një vend që përballet me një agresor vetëm brenda territorit të vet nuk po mbrohet dot në mënyrë të mjaftueshme.”

    Asnjë fjalë për raketat Taurus
    Në fillim të luftës pas agresionit rus, Perëndimi nuk e furnizoi Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi, me qëllim parandalimin e një përshkallëzimi të konfliktit. Ndërkohë, Britania e Madhe dhe Franca i kanë furnizuar Kievit raketat Storm Shadow/Scalp. Në Gjermani, debati u përqendrua kryesisht rreth raketave Taurus me një rreze veprimi prej 500 kilometrash. Në Forumin Evropian, Merz nuk e përmendi në mënyrë të qartë llojin e armës, por qeveria e re federale e ka bërë të qartë ndërkohë, se për arsye strategjike nuk do të komentojë më në detaje dërgesat e armëve në Ukrainë. Sipas informacioneve të deritanishme nuk janë dërguar raketat Taurus.

    Deklaratat e Merz-it hasën në reagime të përziera në politikën gjermane. Deputetja e Partisë së Gjelbër, Agnieska Brugger, e mirëpriti atë në portalin gjerman RND si “logjike dhe të vonuar prej kohësh”. Ajo kërkoi që Ukrainës t’i jepen tani edhe raketat Taurus të kërkuara nga Kievi. Kurse kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Sören Pellmann e dënoi luftën agresore të Rusisë, por ngriti shqetësimin, se “dorëzimi i armëve gjithnjë e më të rënda nuk i ka dhënë fund luftës”. Fakti që tani nuk ka më kufizime për rrezen e veprimit për armët që dërgohen në Ukrainë mund të “çojë në përshkallëzim të mëtejshëm”.

    Reagon Kremlini

    Rusia i dënoi ashpër deklaratat e kancelarit Merz. Kremlini tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi do të ishte një hap i rrezikshëm. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë “bie ndesh me përpjekjet e Moskës për të gjetur një zgjidhje politike”. Nga ana tjetër vetëm të hënën në mbrëmje (26.05.) u zhvilluan sulmet më të mëdha me dronë nga Rusia kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës. Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, nuk ka shenja nga pala ruse se do të braktisë kërkesat maksimale dhe do të kërkojë një kompromis.

    Deklaratat e Merz-it hasën në reagime të përziera në politikën gjermane. Deputetja e Partisë së Gjelbër, Agnieska Brugger, e mirëpriti atë në portalin gjerman RND si “logjike dhe të vonuar prej kohësh”. Ajo kërkoi që Ukrainës t’i jepen tani edhe raketat Taurus të kërkuara nga Kievi. Kurse kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Sören Pellmann e dënoi luftën agresore të Rusisë, por ngriti shqetësimin, se “dorëzimi i armëve gjithnjë e më të rënda nuk i ka dhënë fund luftës”. Fakti që tani nuk ka më kufizime për rrezen e veprimit për armët që dërgohen në Ukrainë mund të “çojë në përshkallëzim të mëtejshëm”.

    Reagon Kremlini

    Rusia i dënoi ashpër deklaratat e kancelarit Merz. Kremlini tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi do të ishte një hap i rrezikshëm. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë “bie ndesh me përpjekjet e Moskës për të gjetur një zgjidhje politike”. Nga ana tjetër vetëm të hënën në mbrëmje (26.05.) u zhvilluan sulmet më të mëdha me dronë nga Rusia kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës. Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, nuk ka shenja nga pala ruse se do të braktisë kërkesat maksimale dhe do të kërkojë një kompromis./DW

    Kryemadhi paraqitet në GJKKO/ Batuta me gazetarët: Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu

    donald trump gjermani Kancelari Merz Kremlini
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

    June 13, 2026

    Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër

    June 13, 2026

    BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

    June 13, 2026

    Këmbimi valutor 13 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.