TIRANË-Ish-bashkëshortja e Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, ditën e sotme është paraqitur në GJKKO për t’u përballur me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”.
Teksa është prononcuar shkurt për mediat para godinës së SPAK, Kryemadhi nuk i ka kursyer edhe batutat.
“Kam gjyq për shpifje me inceneratorin në SPAK, gjithë dynjaja shkon në gjyq civil unë vij këtu.”– u shpreh Monika./Radar.al


