Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

    A e dinit? Banori i “Ferma VIP” ka qenë në një romancë me Ema Andrean

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Premiera e filmit serial “Prokurori” pritet me interes nga publiku, producenti Ylli Ujka: Pas Tiranës dhe Prishtinës do të shfaqet edhe në të gjithë diasporën shqiptare

    October 11, 2024
    Premiera e filmit serial “Prokurori” pritet me interes nga publiku, producenti Ylli Ujka: Pas Tiranës dhe Prishtinës do të shfaqet edhe në të gjithë diasporën shqiptare

    Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë u zhvillua dje në mbrëmje premiera e episodit të patë të seralit të shumëpritur shqiptar “Prokurori”, një nga prodhimet më të rëndësishme të kinemasë shqiptare në vitet e fundit.

    Me regji dhe skenar të Fatmir Dogës dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, seriali trajton luftën e një prokurori të ndershëm me krimin e organizuar dhe korrupsionin politik.

    Ky serial shquhet për pjesëmarrjen e aktorit të famshëm hollivudian, Danny Glover, në rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë. Danny Glover ka luajtur në disa filma shumë të njohur përkrah Mel Gibson në “Lethal Weapon” apo në filmin kult horror “Saw”.

    Regjisori Fatmir Doga shprehu falenderimet e tij për interesin e madh të publikut shqiptar për flimin si dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në premierë.

    “Nuk besoj se ka Oscar më të bukur në botë sesa të shohësh popullin tënd, njerëzit e tu, gjithë këtë interesim sot. Njerëzit që lënë punët dhe jetën personale për të ndarë me ne një punë të bërë me përkushtim dhe dashuri”, tha Doga. Ai falenderoi veçanërisht producentin Ylli Ujka, për realizimin e kësaj ëndrre.

    Producenti Ylli Ujka falenderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen e tyre dhe zbuloi ambiciet e mëdha të serialit. “Ju falenderoj të gjithëve për këtë kurorëzim të episodit të parë të ‘Prokurorit’. Veç Tiranës, seriali do të shfaqet në Prishtinë, por edhe në të gjitha qytetet e botës ku ka diasporë shqiptare. Gjithashtu, do të organizojmë audicione për të përfshirë talentet shqiptare në seritë e ardhshme. E veçanta është se në çdo seri tonën do të kemi edhe yjet më të mira të Hollivudit, por edhe talentet shqiptare do të ketë mundësinë që të provojnë veten dhe pse jo të shkëlqejnë krahas yjeve të Hollivudit në të gjitha projektet tona, në mënyrë që flamuri shqiptar të shkojë lart e më lart”, u shpreh Ujka.

    Pas Tiranës, premiera e serialit “Prokurori” do të vazhdojë në Prishtinë nga 12 Tetori dhe do të shfaqet në të gjitha kinematë kryesore, duke sjellë një projekt unik që bashkon talentet shqiptare dhe ndërkombëtare. Biletat për këtë premierë të veçantë janë tashmë në shitje dhe mund të blihen online ose në kinematë e Shqipërisë dhe Kosovës.

    diaspore prokurori ylli ujka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    April 18, 2026

    Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

    April 18, 2026

    A e dinit? Banori i “Ferma VIP” ka qenë në një romancë me Ema Andrean

    April 18, 2026

    “Ka kryer marrëdhënie intime”/ Shqipe Hysenaj nuk ia përton Arjan Konomit

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.