Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Regjisori i filmit “Prokurori” zbulon prapaskenat e xhirimeve në Shqipëri: Danny Glover u largua duke qarë

    October 3, 2024
    Regjisori i filmit “Prokurori” zbulon prapaskenat e xhirimeve në Shqipëri: Danny Glover u largua duke qarë
    Regjisori Fatmir Doga dhe aktori Danny Glover.

    TIRANË– Fatmir Doga, regjisori i filmit “Prokurori”, i cili do të shfaqet në rrjetin e kinemave “Cineplexx” nga data 10 Tetor, ka treguar përshtypjet nga xhirimet e serialit në Tiranë.

    Në një intervistë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai shprehet se vetë natyra dhe historia e shqiptarëve është shumë kinematografike.

    “Ne shqiptarët, qoftë dashurinë, qoftë urrejtjen, e kemi në ekstrem sepse jemi shumë emocionalë. Nuk e di nëse mund të ketë një popull në botë, që ka kaq shumë histori sa ne! Dhe kjo është shumë kinematografike. Gjithë këto ngjarje janë skalitur në ADN-në jonë”, tha ai.

    Xhirimet e filmit në Shqipëri janë bërë edhe me pjesëmarrjen e veçantë të aktorit të njohur amerikan, Danny Glover, i cili luan rolin e ambasadorit amerikan në Tiranë.

    Doga shprehet se Glover është larguar nga Shqipëria me përshtypjet më të mira.

    “Ai erdhi këtu shumë skeptik, pasi nuk dinte shume për vendin, nuk dinte thuajse asgjë. Di të them këtë që, në aeroport iku duke qarë. U ndje shumë mirë këtu dhe tha: Këtë dashuri vetëm mamaja ime ma ka dhënë”, rrëfeu regjisori.

    Episodi i parë i serialit vjen në kinematë e Tiranës nga data 10 Tetor, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj.

    Subjekti i filmit i zhanrit aksion/dramë e merr spunton nga ngjarje të përditshmërisë tonë, me fokus në reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar. /Radar.al

    Fatmir Doga Filmi “Prokurori”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.