Ditën e sotme moderatorja e njohur, Kiara Tito është surprizuar nga një buqetë tulipana.
Teksa postoi një video duke na zbuluar se ka marrë dhuratën speciale nga fansat e familjes Ejlli, Kiara shfaqet tejet mirënjohëse për këtë gjest.
Në postimin e bërë në rrjet vërehet se fansat i ëmbëlsuan ditën me foton e Luna Marisë të realizuar në 9-mujorin e saj të lindjes, e cila shfaqet si një shefe kuzhine dhe një tufë me tulipana të bardhë e shoqëruar me një letër në të cilën shkruhej: Me dashuri për familjen Ejlli. Nga ViniLondon. Grupi: Këtu fansat e Ejllit.
Mesa duket Luizi nuk ka asnjë arsye për t’u bërë xheloz, sepse djali në fjalë e ka bërë të qartë që është fans i gjithë familjes së artistit./ Radar.al


