Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 99 euro për celularin në 2025, fitimet e operatorëve Vodafone dhe One u dyfishuan

    Turistët izraelitë deklarojnë se u helmuan në Hotel Vlora Priam: Menduam se do të vdisnim

    Vra*ja në Roskovec, 24-vjeçarja e marrë peng nga ish-i fejuari dëshmon në polici; nëna vijon të jetë në gjendje kritike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë, dyshohet se shiste ora luksoze dhe bizhuteri të vjedhura, sekuestrohen sende me vlerë 300 mijë euro

    July 24, 2026

    Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se tregtonte në argjendarinë e tij ora dore të markave luksoze dhe bizhuteri floriri të vjedhura jashtë vendit, të futura në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

    Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Final O’clock”, gjatë të cilit u sekuestruan sende me vlerë të përafërt prej 300 mijë eurosh, si edhe një shumë parash që dyshohet se rrjedh nga aktiviteti kriminal.

    Sipas Policisë së Lezhës, në pranga u vu shtetasi me iniciale A. M., 39 vjeç, banues në Lezhë. Hetimet e zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, ngritën dyshime se ai tregtonte mallra të kontrabanduara, të cilat më herët ishin vjedhur jashtë Shqipërisë.

    Gjatë kontrollit në argjendari, policia gjeti dhe sekuestroi 133 ora dore të markave të njohura, të cilat nuk shoqëroheshin me dokumentacion që provonte origjinën e tyre. Po ashtu u bllokuan rreth 3.3 kilogramë bizhuteri floriri, për të cilat mungonin faturat e blerjes.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe rreth 270 500 lekë dhe 2 700 euro, të dyshuara si të ardhura të përfituara nga kjo veprimtari.

    Policia njofton se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë skemë.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 99 euro për celularin në 2025, fitimet e operatorëve Vodafone dhe One u dyfishuan

    July 24, 2026

    Turistët izraelitë deklarojnë se u helmuan në Hotel Vlora Priam: Menduam se do të vdisnim

    July 24, 2026

    Vra*ja në Roskovec, 24-vjeçarja e marrë peng nga ish-i fejuari dëshmon në polici; nëna vijon të jetë në gjendje kritike

    July 24, 2026

    Arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë, dyshohet se shiste ora luksoze dhe bizhuteri të vjedhura, sekuestrohen sende me vlerë 300 mijë euro

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.