Dita e sotme mesa duket shënoi fundin e pushimeve të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në Maldive.
Nëpërmjet disa Instastory-ve në proflin e tij në Instagram Ejlli na zbuloi se së bashku me partneren ata ishin rrugës për në Shqipëri, për të takuar të voglën e tyre, Lunukin.
Teksa bën video në makinë Luizi nuk i kursen batutat, radara.al shkruan se si gjithmonë, ai shprehet: Ja këtu me një nga gratë e mia.
I veshur si sheik Luizi me nota humoristike thotë se njerëzit e tillë e kanë për traditë të kenë disa gra.
Ndërkohë pak çaste pas kësaj videoje sa humoristike moderatorja postoi ca foto romantike krah partnerit në buzë të bregdetit në Maldive, poshtë të cilave shkroi: Keshtu i mbyllim keto pushime te paharruara, me kujtime qe do te na ngrohin zemrat per nje kohe te gjate, duke u rikthyer me energji dhe buzeqeshje per gjithcka qe na pret perpara!/ Radar.al
View this post on Instagram


