Kiara Tito dhe Luiz Ejlli një nga çiftet që krijuan dashurinë e tyre që me pjesëmarrjen në “BBVA2” së fundmi na kanë surprizuar me një video të postuar në rrjet.
Teksa shfaqen krah njëri-tjetrit në Maldive, dyshja romantike nuk i kursen kunjat.
“Pas shumë peripecirash dhe aventurash arritëm më në fund” shprehet Kiara.
Pas kësaj përgjatë videos shfaqet Luizi teksa shprehet: E gjitha kjo falë agjensisë.Jo falë atyre që rrejnë. Shifi ku jemi në Maldive.
Kujtojmë se përgjatë rrugëtimit të tyre në “BBVA2” produksioni u premtoi atyre pushime në Maldive të paguara. Por mesa duket nuk është mbajtur fjala e dhënë./ Radar.al


