Ditën e sotme artisti shqiptar Luiz Ejlli vendosi që ta kalonte ndryshe në ambientet e shkollës 9-vjeçarë “Dora d’Istria” në Tiranë.
Nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e tij në Instagram, vërehet se fillimisht Ejlli “i sfidon” nxënësit me një ndeshje futbolli.
Ndërsa fundi i videos radar.al raporton se përmbyllet në ambientet e klasës ku nxënësit brohorasin plot lumturi për artistin.
E ndër të tjera mes shakave teksa një nxënës hipën me këmbë mbi karrigen e tij Luizi i kthehet me humor: Ç’pate more.
Në këtë moment nxënësit e klasë së shtatë kanë shpërthyer në të qeshura.
Mesa duket Ejlli ka vendosur t’i surprizojë fansat e tij për këtë vit. Ta shikojmë se kush do të jetë fatlumi që do takojë së shpejti ai. / Radar.al


