Një përplasje e fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story, ku moderatorja Grida Duma u përfshi në debat me Alfred Lela.
Debati nisi pas një komenti të Lelës ndaj moderatores, ndërsa situata u tensionua me replika të forta mes palëve gjatë transmetimit live.
Në kulmin e përplasjes, Grida Duma i kërkoi Alfred Lelës të largohej nga studio, duke i ndërprerë pjesëmarrjen në panel.
Alfred Lela: Diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë.
Grida Duma: Krejt pa lidhje është.
Alfred Lela: Jo, po duhet të flas opozita çfarë do Top Channel.
Grida Duma: Top Channel, Lela, të do ty këtu për të thënë të vërtetën, se me këto rritet audienca.
Alfred Lela: Pse, çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i jot, penalltinë gjuaje vetë.
Grida Duma: Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti, sado të zgërdhihesh. Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Topi do që këto deputetët e Tiranës, që po i bëni ju fresk, të shkojnë te ato pallatet atje.
Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash. Mos ma drejto gishtin mua.
Grida Duma: Ia drejtoj kujtdo që vjen në studion time për qejf.
Alfred Lela: Mos ma drejto gishtin mua.
Grida Duma: Ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që çke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik.


