Princ Leka ka ndarë me ndjekësit një moment tepër emocionues mes vajzës së tij, princeshë Geraldina, dhe vëllait të porsalindur, princit Aleksandër.
Në videon e publikuar, Geraldina i këndon me përkëdheli të voglit një këngë të veçantë, ku dëgjohen vargjet: “Kam me ia tregu unë gjithë botës mbarë, se në këtë shtëpi lindi një vëlla. Ma përkëdhel këtë shpirt veç me një shikim, a e ndal ti kohën, biri im?”
Krahas videos, Princ Leka ka shkruar: “Një melodi dashurie nga Geraldina për vëllain e saj të vogël, Aleksandër. Kujtimi i parë i një lidhjeje që do t’i shoqërojë gjithë jetën.”
Më 10 korrik, Princ Leka dhe Blerta Celibashi u bënë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Aleksandër.


