Përveç momenteve humoristike që e përjeton me partneren, Luiz Ejlli e gjen mënyrën dhe si ta surprizojë atë.
Në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja Kiara Tito na zbulon momentin e ëmbël kur Luizi i zbukuron ditën.
Përgjatë videos shfaqet artisti teksa shkruan në një letër në formë zemre: Luiz Kiara.
Përbri postit në të cilin shfaqet partneri i saj, Kiara shkroi: Good Morning.
E ku ka më bukur sesa ta nisësh ditën me dhurata aq të veçanta sa vetë personi që i bën ato./ Radar.al


