Ndonëse shpesh herë tërheqin vëmendje për dashurinë dhe marrëdhënien e ngrohtë mes tyre, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli shpesh pëlqehen dhe për nuancat e humorit ndaj njëri-tjetrit.
Jo të pakta janë rastet kur Luizi tërheq vëmendje me komente paksa të sikletshme ndaj Kiarës, por jo në sensin negativ.
Ditën e sotme nëpërmjet një Instastory, radar.al raporton se artisti na zbuloi se teksa mundohej të bënte një trend “TikTok-u” (në çfarë gjendje jeni) me Kiarën, mundi i tij dështoi.
Kjo e fundit e keqkuptoi situatën dhe vërehet teksa e godet me shapkë.
Përveç dedikime të bëra ndaj njëri-tjetrit dyshja romantike tërheq vëmedje në rrjet dhe për të papriturat që jo kushdo mund t’I bëjë publike./ Radar.al


