Luiz Ejlli vijon të na zbukurojë ditën me çaste humoristike që përjeton me partneren e tij, Kiara Titon.
Ditën e sotme nëpërmjet një InstaStory në proflin e tij artisti postoi një video përgjatë të cilës shfaqet duke biseduar me Kiarën për pjesën e pushimeve.
“Zemër a u knaqe këto kohë në Maldive? A ishte dy mujori më i lumtur i martesës?” e pyet Luizi partneren.
Teksa Kiara përgjigjet po shumë, radar.al raporton se ajo e pyet se pse dy muaj sepse ata kanë bashkë dy vite martesë.
Me nota humori Luizi ia kthen: Veç këto dy muj kam qenë i lumtur unë more.
Në këtë moment vërehet teksa Luizi qeshën dhe Kiara bëhet gati ta godasë.
Ndërsa videoja vijon tutje teksa partnerja tenton ta qëllojë me shuplakë por ai i ka mësuar aq mirë shënjestrat e saja saqë në çdo moment vetëmbrohet./ Radar.al


