Ditën e sotme teksa vijon seanca ndaj Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë i njohur ndryshe dhe si i penduari I drejtësisë, detaje të reja kanë dalë në pah ndonëse gjykimi u bgë me dyer të mbyllura.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se Dumani ka zbuluar episode kriminale të renditura në dosjen e SPAK, si dhe ka vijuar përplasja mes tij dhe të pandehurve apo avokatëve në proces.
Mësohet se deklaruar se me Festim dhe Petrit Qolin krijoi një miqësi që në vitin 2013 e në vazhdim pasi ata I erdhën në ndihmë për ta nxjerrë nga burgu nëpërmjet një raporti mjekësor si i sëmurë.
Më tej i penduari i drejtësisë deklaroi se në lokali i Qolëve frekuentohej nga politikanë e ministri por pa dhënë detaje të tjera, pa përmendur emra.
Nga ana tjetër, Gentjan Sharra ka kundërshtuar një dëshmi të Dumanit, teksa ky i fundit e implikoi në një ngjarje kriminale, pasi në deklarimet fillestare para prokurorëve nuk e kishte përmendur.
Ndërkohë, Petrit Qoli që seancën e kaluar u shpreh se po mbahet në burg me pa të drejtë, duke lënë jashtë një grua që e dashuron, në seancën e kësaj të enjte, tha se do të lutet për dy prokurorët e SPAK të cilët i konsideron si anëtarë të familjes.


