Gjatë ditës së sotme Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, të cilët para pak kohësh u gjykuan me gjykim të shkurtuar.
Për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjini, SPAK kërkoi nga 10 vite burg, ndërsa për Elvis Koçin kërkoi 7 vite heqje lirie.
Në seancën e radhës pritet të bëhet mbrojtja e të pandahurve si dhe shpallet vendimi.
Burimet bëjnë me dije se për pjesën tjetër të grupit vijojnë gjykimet e zakonshme për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penale.
Pjesë e këtij grupi janë: Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixho etj.
Ju kujtojmë se operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në mars të 2022, kohë kur policia e shtetit drejtohej nga Gledis Nanon dhe kreu i SPAK ishte, Arben Kraja.
Atë periudhë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku përmes dëshmive të tyre, zbardhën një sërë krimesh të rënda.
LEXO EDHE:
Megaoperacioni i SPAK “Plumbi i Artë 2″/ Ekzekutohen 15 urdhëra-arresti, zbardhen 6 vrasje
“Plumbi i Artë”, GJKKO ka dhënë vendimin për dy të pandehurit Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi
Kundërshtuan masat e sigurisë, Apeli jep vendimin përfundimtar për grupin ‘Çopja’