Gjykata e Posaçme gjatë ditë së sotme ka pranuar gjykim të shkurtuar për tre persona të pandehur që lidhen me dosjen “Plumb i Artë”.
Agim Gjini, Elvis Koçi dhe Ilirian Feçi përfituan gjykim të shkurtuar, ndërsa u rrëzua kërkesa për gjykim të shkurtuar për të pandehurit e tjerë.
Ju kujtojmë se vrasësi me pagesë Nuredin Dumani u vu në pranga gjatë operacionit, duke pranuar të jetë i penduar dhe të rrëfejë dhjetra ngjarje kriminale të pazbardhura më parë nga drejtësia.
Seanca e radhës do të mbahet më 17 tetor.
LEXO EDHE:
Megaoperacioni i SPAK “Plumbi i Artë 2″/ Ekzekutohen 15 urdhëra-arresti, zbardhen 6 vrasje


