Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Në bashkëpunim me Nuredin Dumanin do i merrnin jetën dhëndrit të Qazim Sejdinit. GJKKO jep vendmin për grupin kriminal

    December 20, 2024
    Në bashkëpunim me Nuredin Dumanin do i merrnin jetën dhëndrit të Qazim Sejdinit. GJKKO jep vendmin për grupin kriminal

    Gjykata e Posaçme ka dënuar me 27 vite burg Ilirian Feçin, Elvis Koçin dhe Agim Gjinin për vjedhje me dhunë dhe sigurim kushtejsh për kryerjen e vrasjeve, përfshirë atë të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

    Burimet bëjnë me dije se vendimi u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke dënuar përkatësisht:

    Elvis Koçi me 7 vite burg për “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në periudhën 25-30.07.2020, në qytetin e Elbasanit, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ai u akuzua gjithashtu për “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

    Ilirian Feçi me 10 vite burg për “Vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë më 28.04.2011, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, dhe akuzuar gjithashtu për “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

    Agim Gjini me 10 vite burg për “Vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Astrit Ademi, e kryer më 31.05.2013 në fshatin Marikaj, Bashkia Vorë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe për “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

    Treshja u gjykua me procedurë të shkurtuar dhe mësohet se do të përfitojë zbritjen e dënimit me 1/3.

    Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm, pasi akuzohen për vepra më të rënda penale. Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixha, etj.
    do i merrnin jetën dhëndrit të Qazim Sejdinit GJKKO jep vendmin për grupin kriminal Në bashkëpunim me Nuredin Dumanin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.