Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E shtuna sjell diell dhe kthjellime, por era forcohet në bregdet deri në 17 m/s

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Personi misterioz në Dobraç/ Anila Hoxha zbulon: Fakti se ai ishte me të zeza na sinjalizon për…

    November 14, 2024
    Personi misterioz në Dobraç/ Anila Hoxha zbulon: Fakti se ai ishte me të zeza na sinjalizon për...

    Pyetjes se “kush ishte personi i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin gjatë atentatit të bërë në Dobraç” akoma nuk i është dhënë përgjigje nga organet e drejtësisë.

    Për mbi këtë atentat, i cili mbart disa pikëpyetje në vetvete ka folur sot në studion e “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, gazetarja e shumënjohur Anila Hoxha.

    BHazuar në burime pranë grupit hetimor Hoxha thotë se në fakt personi i veshur me të zeza që shfaqet në videon e atentatit është Ibrahim Lici, i cili është një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare.

    “Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe drejtësisë shqiptare pranohet se ai është Ibrahim Lici. Pas masakrës që tronditi vendin, janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja. Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë i plagosur dhe ndaj ka pasur disa verifikime të klasifikuara si të sekretit tepër të lartë, ku përfshihen vëzhgime dhe përgjime. Policitë lokale po kryejnë veprime sekrete për të mësuar se kush janë personat që arritën ta mjekojnë atë. Ka disa versione jo zyrtare se personi ka ngelur i plagosur mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë”.

    Më tej gazetarja shton se Prokuroria është s pranë identifikimit të personit të tretë që mori pjesë në atentat, që konsiderohet si ndihmës.

    “Duke iu referuar burimeve shumë të besueshme pranë grupit të hetimit, mund të them se është identifikuar edhe për një person të tretë që konsiderohet si ndihmës në këtë atentat”.

    Por sërish, mbi ngjarjen në fjalë ngrihen pikëpyetje të shumta:

    “Si ja doli i shumëkërkuari Ibrahim Lici që të futej në Shqipëri ndërkohë që ishte rankuar si nga më të kërkuarit. Si një i kërkuar qarkullonte lirshëm në qytetin e lindjes? Kjo ngre dyshime mbi strukturat lokale që nga prokuroria, policia dhe shërbime të tjera që shërbejnë informacione me njëra tjetrën.

    A u tradhtua Ibrahim Lici?

    Po të kesh parasysh dinamikën e ngjarjes, në automjet ai ishte me vëllain dhe shokun e tij. Ndaj duhet të kemi parasysh grupet kriminale janë më të informuar se vetë institucionet kur bëhet fjalë për të kërkuar. Ky rast vërtetoi se grupet kriminale kanë informacione “ekskluzive” për kundërshtarët e tyre. Nuk mund të them nëse Ibrahim Lici po largohej nga shqipëria për sa kohë ai kish ardhur, por them me garanci se ky krim është i një natyre tejet të sofistikuar, por autorët kanë lënë gjurmë pas dhe mund të themi se do të kemi një emër.

    LEXO EDHE:

    Detaje të reja/ Mos vallë Hamza Lici ndërroi jetë para syve të vëllait të tij?

    Zbardhet ngjarja e atentatit në Shkodër. Mësohet se pati përplasje me armë zjarri mes viktimave dhe autorëve

    anila hoxha dobrac personi misterioz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E shtuna sjell diell dhe kthjellime, por era forcohet në bregdet deri në 17 m/s

    April 18, 2026

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.