Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Masakra në Shkodër/ Pas plagëve të marra, kush e mjekoi personin misterioz? Policia zbarkon në jug

    November 8, 2024
    Masakra në Shkodër/ Pas plagëve të marra, kush e mjekoi personin misterioz? Policia zbarkon në jug

    Autoritet vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të masakrës së ndodhur në Shkodër ku humbën jetën 4 persona, mes tyre dhe një çift i pafajshëm.

    Vijonë dyshimet nëse personi i 3 në makinë me viktimat Hamza Licin dhe Arlind Bushatin është apo jo i shumërkuari i drejtësisë Ibrahim Lici?

    Gazetari Sokol Dema ka arritur të zbulojë se ka dyshime të forta se personi i tretë është Ibrahim Lici, i cili ka mbetur gjithashtu i plagosur në vendin e ngjarjes. Për Licin dyshohet se ka marrë dy plumba, njërin qartësisht në këmbë, pasi në videon e kapur në momentin e ngjarjes, personi mister shihet duke çaluar. 

    Pas kontrolleve që u bënë në 2 klinikat private në Shkodër, Policia zbarkoi edhe në Vlorë dhe Fier, por akoma nuk është zbuluar gjë!

    Mesa duket “fantazma” nuk ka lënë asnjë gjurmë. Ndërsa, ndërkohë që kërkimet vijojnë, Policia e Shkodrës nuk ka dalë ende në një deklaratë për të pohuar apo mohuar praninë e Licit në këtë ngjarjen.

    Nëse provohet se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Ibrahim Lici, kjo është një goditje e dyfishtë për Policinë e Shkodrës. Kjo pasi kanë një të mbijetuar nga atentati që mund të zbulojë më shumë detaje, por edhe sepse vetë Lici është në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në maj 2022.

    Ndërkohë, disa kamera sigurie që monitorojnë kryqëzimet kryesorë në qytetin e Shkodrës, kanë fiksuar makinën tip “Range-Rover” që u përdor nga autorët për vrasjen e katërfishtë në Shkodër pasditen e 30 tetorit.

    Mjeti i vjedhur në Durrës u filmua ditën e ngjarjes, pikërisht në zonën e rreth-rrotullimit që ndan dy zonat, atë të “Kirasit” dhe “Dobraçit”. Pra zonën ku kanë influencë familja Lici dhe familja Bajri

    . Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë pamje filmike të Bashkisë së qytetit ku duket se në timonin e makinës së autorëve është një person me bluzë të bardhë. Por fytyra nuk është shquar për shkak se në dy anët e mjetit ishin ulur mbrojtëse e diellit që ndodhen në pjesën e sipërme të xhamit të  të makinës.

    Të njëjtat kamera, zbuluan se në mjetin “Benz”, me të cilin lëviznin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ka qenë dhe një person i tretë.

    Por edhe fytyra e këtij të fundit nuk është shquar dot nga hetuesit.

    Të gjitha detajet flasin për një person të tretë në makinë, që nga numri i celularëve, pistoletat dhe dokumentat që ishin në makinë. Po ashtu bën sens edhe me faktin se në makinë ka disa gëzhoja pistolete që do të thotë se mes grupeve ka pasur përplasje me armë zjarri. Duke marrë parasysh faktin se Hamza Lici ndërroi jetë në vend nga një plumb që mori në zemër dhe një dorë, ndërsa Arlind Bushati kishte një plumb në kokë, skenari më i besuesshëm është fakti që “i treti” është kundërpërgjigjur agresorëve.

    Po sipas gazetarit, dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se ambulanca ka mbërritur gati 40 minuta me vonesë në vendngjarje, kohë kjo që ka sjellë dëme të parikuperueshme për Arlind Bushatin, i cili mund të kishte shpëtuar nëse do kishte marrë në kohën e duhur ndihmën e shpejtë.

    Ndërkohë që ka dyshime për emrin e personit të tretë, po aq i paqartë është edhe porositësi i atentatit. Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka një emër. Sipas tij, autorët janë anëtarët e fisit Bajri, duke e cilësuar masakrën si vrasje politike me urdhër të qeverisë dhe me ndihmë të Polcisë së Shkodrës. Por emra më konkretë se kaq nuk përmendi në asnjë moment.

    Për Policinë, janë dy persona që besohet se kanë bërë ndjekjen e shënjestrave, të cilët kanë lënë gjurmë në pikën kufitare dhe janë identifikuar nga Policia. Mendohet se këta persona mund të jenë Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët janë shpallur në kërkim Policor nga “blutë” e Shkodrës.

    Lici e Bushati masakra ne shkoder policia zbarkon ne jug
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.