Detaje të reja kanë dalë në pah nga atentati që tronditi ditën e djeshme Shkodrën.
Radar.al ka arritur të sigurojë një video përgjatë të cilës shihen trupat e viktimave dhe të plagosurit në rrugë, po ashtu dhe makina me të cilën ata po udhëtonin e përplasur në mur.
Pasditen e djeshme, siç ju kemi raportuar, 4 persona organizuan atentatin ndaj Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit.
I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.
Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës.


