Detaje të reja kanë dalë në pah nga atentati i djeshëm në Shkodër, ku për pasojë ndërruan jetë 3 persona.
Pritet që së shpejti familjet e viktimave t’u japin atyre lamtumirën e fundit.
Shënjestrat ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën bashkë me Flutura Bashën, një kalimtare që u bë viktimë si rrjedhojë e këtij atentati.
Ndryshe nga dy familjet e tjera, Bushati dhe Basha, familja e të shumë kërkuarit të drejtësisë, Ibrahim Lici nuk kanë pranuar të hapin dyert e mortit për 23-vjeçarin.
Euronews raporton se familjarët e Hamza Licit kanë vendosur që të mos presin njerëz për ngushëllime në banesën e tyre, teksa nuk dihet pse e kanë marrë këtë vendim.
Hamza Lici pritet të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, ndërsa Arlind Bushati i cili la jetimë dy fëmijë të mitur, do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 14:30.
LEXO EDHE:
EMRI/ Kush është i riu që humbi jetën në Shkodër? Vëllai i “të fortit shkodran”
Çfarë u gjet brenda “C-Classit” me të cilin udhëtonin Lici e Bushati? Policia jep detaje të reja


