Detaje të reja janë zbuluar nga atentati me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë pasditen e sotme në Shkodër.
Policia njofton se pas kontrollit në makinën ku ndodheshin shënjestrat e atentatit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, janë gjetur armë zjarri.
Siç ju raportuam pak më parë, makinë “Mercedes C-Class” me targa kroate u qëllua me breshëri automatiku te rrethrrotullimi i Dobraçit në Shkodër.
Për rrjedhojë, dyshohet se makina e tyre ka humbur kontrollin dhe përplasi një çift që udhëtonin me motor te rrethrrotullimi i “5 Heronjve” në Dobraç.
Nga plumbat e atentatorëve ka vdekur Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, si dhe ka mbetur i plagosur rëndë Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit për deputet të PD-së Xhemal Bushati.
Ndërsa nga përplasja e motorit nga makina e viktimave, ka humbur jetën shtetasja Flutura Basha, dhe ka mbetur i plagosur rëndë bashkëshorti i saj, Bashkim Basha.
Të plagosurit po trajtohen në spitalin e Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se ndodhen në gjendje kritike për jetën.
LEXO EDHE:
Të shtënat trondisin Shkodrën, viktimat po lëviznin me makinë. Autorët dyshohen se…
Detaje/ Të shtëna me armë në Shkodër, dyshohet për 2 të plagosur e 3 viktima
Të shtëna me armë në mes të qytetit, raportohet për disa viktima