Para disa ditësh Shkodra u trondit nga atentati, nga i cili humbën jetën katër persona Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshorteve Bashkim dhe Flutura Basha.
Së fundmi, policia na zbulon se pas përfundimit të ekspertizës paraprake të makinës tip “Benz” me targa kroate që drejtohej nga Hamza Lici me pasagjer Arlind Bushatin, të dy të vdekur, ndërsa ka dyshime se në mjet ndodhej dhe një person i tretë, kanë dalë detaje të reja.
Nga hetimet u gjet një karikator bosh, çfarë tregon se ka pasur shkëmbim zjarri mes viktimave dhe autorëve.
Po ashtu në mjet janë gjetur disa dokumente si dhe gjurmë, që mund të çojnë në identifikimin e personit të tretë që ishte në mjet.
Më tej bëhet me dije se janë sekuestruar tre celularë dhe tre armë zjarri, njëra prej të cilave ishte në dorën e një prej viktimave.
LEXO EDHE:
EMRI/ Kush është i riu që humbi jetën në Shkodër? Vëllai i “të fortit shkodran”
Të shtënat trondisin Shkodrën, viktimat po lëviznin me makinë. Autorët dyshohen se…


