Debat i radhës ka ndodhur së fundmi mes Jozit dhe Gjestit, ditën e sotme.
Tema e përplasjes së ashpër mes banorëve u bë rikthimi i Jozit në shtëpi.
Joz Marku ka reaguar duke e pyetur se pse e ka futur sërish në shtëpi, duke u akuzuar nga Gjesti se si ka fytyrë të ballafaqohet me të.
Nga ana tjetër Gjesti është vënë re teksa i thotë se nuk është dashur që të vish. Më tej ai e pyet: Si ke fytyrë të vish sërish, si ke fytyrë të më rrish përballë?
Jozi e ka quajtur vendimin e Gjestit të ndërgjegjshëm dhe ka shpjeguar se vendimi për ta ftuar sërish ka ardhur pasi ka kuptuar se si qëndron situata.
Jozi: Ti nuk ke fytyrë për vete. Pse më fute?… Sepse e ke kuptu shumë mirë, je ndërgjegjësu.
Për këtë Gjesti, njëjtë siç u shpreh dhe në momentin kur e përzgjodhi, theksoi se e ka futur brenda me qëllimin për t’ia nxjerrë fytyrën dhe për ta larguar sërish.


