Gjesti foli para banorëve pas leximit të Zarfit të Zi, duke shpjeguar arsyet që e shtynë të kalonte murin dhe duke kërkuar falje për shkeljen e rregullave. Ai tha përjetoi një moment shumë të vështirë people shkak të dy personave.
“Jo më para verbërisht”/ Përfaqësuesit e SHBA pranë SPAK ikën!
“E pata një moment të vështirë. Jam duke mbajtur një ngarkesë të madhe, dy persona brenda, që s’po ma kupton kërkush. E di që kam thyer rregulla, i kërkoj falje Vëllait të Madh dhe krejt publikut që ndoshta u shqetësua për gjendjen time, po mirë jam. Pata një moment të vështirë!”
Por pas kësaj deklarate, janë të parët Kelly, G Bani dhe Jozi ata që i qendrojnë pranë dhe u japin kurajo.
Jozi: Deri në pik të fundit jemi me ty. Jena me ty o bro.
G Bani: Ishalla s’po del naj gjo e vështirë.
Jozi: Ta kuptojmë se ke superngarkesë se ke shumë kohë
G Bani: Ama me u dorezu nuk dorezohena.
Ironia është që ata që i qëndrojnë pranë janë dy persona të përjashtuar me Zarf të Zi për goditje dhe ofendim ndaj Gjestit e ky i fundit i riktheu në lojë me valixhen e dëshirave.
View this post on Instagram


