Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Investimet e huaja direkte në Shqipëri arrijnë në 404 milionë euro në tremujorin e parë

    Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, policia heton pistën e vra*jes

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Patriarku Bartolomeu: Një detyrë e dhimbshme na ka mbledhur sot në Tiranë! Humbja e Kryepeshkopit dhimbje shpirtërore

    January 30, 2025
    Patriarku Bartolomeu

    TIRANË– I pari i ortodoksëve nëbotë, Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës, Bartolomeu ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

    Patriarku Bartolomeu u shpreh se sot shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri ka rënë, ndërsa humbja e tij ka shkaktuar një dhimbje të madhe shpirtërore.

    Ai ka folur edhe për zgjedhjen dhe detyrën e Kryepeshkopit Anastas në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri.

    “Një detyrë e dhimbshme na ka mbledhur sot në Tiranë. Shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri ka rënë. Kryepeshkopi Anastas ka ndërruar jetë. Edhe pse mosha e tij dhe përkeqësimi i shëndetit na kishin përgatitur, humbja e tij na shkakton një dhimbje shpirtërore. Kur ai regjim ra Kisha e Kostandinopojës nisi kërkimet për një burrë të pajisur me cilësi të vecanta. Ky burrë duhet të mishëronte virtytin, zgjuarsinë shpirtin luftarak, zgjuarsinë diplomatike, njohjen ndërkombëtare nëse ishte e mundur, bsimin e palëkundur në misionin e shenjtë, përkushtimin ndaj traditave te shenjta dhe dashurinë për popullin e vuajtur. Të gjitha këto cilësi i gjetëm tek mitropoliti i atëhershëm i Andrusës, njeri i dalluar që kishte ndritur në misionin e tij në Afrikë dhe kishte fituar një emër të respektuar në botën akademike. Me përkushtimin dhe urtësinë e tij ai është bërë një figurë e spikatur në Kishë në mënyrën më të mirë të mundshme.  Sigurisht, shërbesa e tij baritore nuk ishte pa furtuna! Ai e udhëhoqi Kishën nëpër rrugë të ngushta dhe përmes sfidave të mëdha, duke ecur shpeshherë në tehun e shpatës. Megjithatë, ai zotëronte hirin për të zgjedhur bashkëpunëtorët e duhur, për të hapur shtigje aty ku dukej se çdo rrugë ishte e mbyllur dhe për të gjetur burimet e nevojshme për ringjalljen e Kishës nga hiri. Kishat, manastiret, shkollat, Seminari Teologjik dhe Klerikal, spitalet dhe institucionet e tjera në shërbim të komunitetit janë vetëm disa nga arritjet e shumta të tij”, tha ai./Radar.al 

    “Grek në kombësi, shqiptar në shtetësi”/ Rama: Janullatos refuzoi me urtësi mijëra ftesa për a*miqësi

    “Erdhi mes nesh si prift nga Greqia dhe ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë”, Rama: E dëshmoi me trupin që la në tokën tonë

    “E vajtojnë grekë e shqiptarë”, Mitsotakis: Janullatos ishte hallka e komunikimit mes dy shteteve

    Mbesa e Janullatos: Dashuria nuk bën dallim mes kombeve dhe feve! Shqipëria u bë Atdheu i tij i dytë

    ceremonia mortore per janullatos Patriarku Bartolomeu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Investimet e huaja direkte në Shqipëri arrijnë në 404 milionë euro në tremujorin e parë

    June 10, 2026

    Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, policia heton pistën e vra*jes

    June 10, 2026

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    June 10, 2026

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.