Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, policia heton pistën e vra*jes

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Grek në kombësi, shqiptar në shtetësi”/ Rama: Janullatos refuzoi me urtësi mijëra ftesa për a*miqësi

    January 30, 2025
    “Grek në kombësi, shqiptar në shtetësi"/ Rama: Janullatos refuzoi me urtësi mijëra ftesa për a*miqësi
    Edi Rama nga Katedralja "Ngjallja e Krishtit" Tiranë 30 Janar 2025.

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij që mbajti në  ceremoninë e lamtumirës së Kryepeshkopit Anastas vlerësoi lart figurën e tij.

    Ndër të tjera Rama tha se Anastas Janullatos ishte me kombësi greke, por shtetësi shqiptare dhe ke shumë cfarë të mësosh nga ai.

    Janullatos tha Rama refuzoi me urtësi të rrallë qindra mbase mijëra ftesa për armiqësi, duel, për polemikë që i erdhën nga të katër anët deri në ditën e fundit të jetës.

    “Çfarë njeriu, çfarë bariu, çfarë pajtuesi dhe paqebërsëi, cfarë greku në kombësi dhe çfarë shqiptari në shtetësi. Dinjitetin e martirizuar të kësaj kishe dhe kreut të saj larë më djersën dhe gjakun e Kristofor Kisit  dhe Damian Kokoneshit, irena banushit e sa e sa të tjerëve, Kryepeshkopi Anastas e rivendosi të plotë në altarin e rilindur, duke i dhënë mundësi kishës autoqefale të Shqipërisë, klerit dhe besnikëve të saj që sot ta marrin stafetën dhe ta çojnë përpara në liri të plotë, pavarësi të plotë dhe siguri të garantuar.  Mjafton ta dëshirosh dhe ke plot çfarë të mëshosh nga trashëgimia e këtij njeriu që refuzoi me urtësi të rrallë qindra mbase mijëra ftesa për armiqësi, duel, për polemikë që i erdhën nga të katër anët deri në ditën e fundit të jetës. Ai që duke mos qenë as vendas, mund të ishte edhe më i legjitimuar të vinte kujën për diskriminimin dhe keqtrajtimin, por parapëlqeu të ndiqte udhërrëfyesin e apostullit Pal. Kryepeshkopi i 9 gjuhëve që me mua kishte qejf të argëtohej duke këmbyer ndonjë fjalë mbi xhevahiret e biblës por edhe të letrave laike, në ato pak momente që mbeteshin pasi më qante hallet e kishës , me siguri nuk do mbante mëri. Jam i bindur do vinte ne gaz në buzën e tij, që për hir të së vërtetës i thoshte të tjera bashkë me ato që nuk thoshte”, tha Rama./Radar.al 

    Anastas Janullatos rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, policia heton pistën e vra*jes

    June 10, 2026

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    June 10, 2026

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    June 10, 2026

    Nju Xhersi, SHBA/ Ministri Nufi pritet nga Komandantja e Gardës Kombëtare: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.