Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    Nju Xhersi, SHBA/ Ministri Nufi pritet nga Komandantja e Gardës Kombëtare: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    June 10, 2026

    Strukturat e Doganës së Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në Portin e Durrësit, ku kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një pajisje elektronike për zbulimin e metaleve të çmuara.

    Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit të një automjeti që kishte mbërritur me tragetin e linjës Ankona–Durrës, u gjet një valixhe ku ndodhej aparatura detektuese së bashku me aksesorët përkatës.

    Në një rast tjetër, gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një automjet të ardhur nga Italia, u zbuluan katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet.

    Ndërkohë, në një automjet tjetër, efektivët gjetën një sasi të dyshuar kokaine të fshehur brenda një veshjeje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.

    Të gjitha materialet e sekuestruara janë vënë në dispozicion të strukturave kompetente, të cilat kanë nisur procedurat dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtyre rasteve.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    June 10, 2026

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    June 10, 2026

    Nju Xhersi, SHBA/ Ministri Nufi pritet nga Komandantja e Gardës Kombëtare: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

    June 10, 2026

    Blegtoria kryeson aplikimet për subvencione, mbi 21 mijë fermerë kërkojnë mbështetje nga skema kombëtare

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.