TIRANË– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, që po mbahet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Kryeqytet.
Mitsotakis është shprehur se nuk është rastësi që sot e vajtojnë si grekët edhe shqiptarët, por edhe njerëzit në botë, ndërsa shton se Janullatos ishte një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikim mes dy shteteve.
“Nuk është rastësi që sot e vajtojnë si grekët edhe shqiptarët, por edhe njerëzit në botë, pavarësisht fesë dhe kombësisë. Kryepeshkopi ishte një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikim mes dy shteteve. Prandaj me të drejtë mund të quhet diplomati i dashurisë, një mision që e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje dhe vendosmëri të palëkundur”, tha kryeministri i Greqisë./Radar.al
Mbesa e Janullatos: Dashuria nuk bën dallim mes kombeve dhe feve! Shqipëria u bë Atdheu i tij i dytë
Zbulohen FJALËT e fundit që Janullatos i tha në spital kryeministrit grek për shqiptarët


