Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    OKB parashikon përgjysmim të lindjeve, ku klasifikohet Shqipëria

    April 14, 2025
    OKB parashikon përgjysmim të lindjeve, ku klasifikohet Shqipëria

    Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje të popullsisë etj. Kombet e Bashkuara parashikojnë që në 30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet në projeksionet e fundit mbi ecurinë globale të fertilitetit gjatë 2024-2054.

    OKB e klasifikoi Shqipërinë me dy vende të tjera, Porto Riko dhe Xhamajka me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në 2054.

    Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT vitin e kaluar lindën rreth 22 mijë bebe, por në vitet 2050 do të lindin rreth 10-11 foshnja në vit. Realiteti i viteve të fundit ka treguar se treguesit demografikë të Shqipërisë patën ecuri më negative se edhe projeksionet me pesimistë për ecurinë e popullsisë. Askush nuk kishte mundur të parashikonte se lindjet në vendin tonë do binin me rreth 40 për qind vetëm në dekadën e fundit. Në vitin 2014 në vendin tonë lindën 35,700 foshnja, ndërsa më 2024 vetëm pak më shumë se 22 mijë ose 37% më pak se në 2014.

    Kombet e Bashkuara analizuan se lindjet në Shqipëri do të pësojnë rënie të fortë në vitet në vijim për dy arsye madhore: E para normat e ulëta të fertilitetit në gratë ne moshën e lindjeje dhe nga e dyta emigracioni në nivele të larta i moshave të reja.

    Normat totale të lindshmërisë kanë rënë vazhdimisht gjatë gjysmës së shekullit të fundit, nga një mesatare totale e lindshmërisë prej 4.8 lindje për grua në 1970 në 2.2 në 2024.

    Gratë sot lindin mesatarisht një fëmijë më pak se në vitet 1990, kur shkalla globale ishte ishte 3.3 fëmijë për grua. Rënia parashikohet të vazhdojë deri në fund të shekullit, duke arritur në 1.8 lindje për grua deri në vitin 2100 .

    OKB vë në dukje se projeksioni i normave të lindshmërisë deri më tani në të ardhmen është subjekt i pasigurive të mëdha. Me 2024 shkalla totale e fertilitetit në rang global ishte 2.2 lindje për grua, shumë më e ulët se vlera e parashikuar për të njëjtin vit mbi një dekadë më parë në 2013, me 2.4 fëmijë për grua.

    Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,21 fëmijë për grua më 2022 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.

    Në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishte më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi. Normat më të larta të Lindshmërisë janë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.

    E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13). https://monitor.al/grate-nuk-po-lindin-indeksi-i-fertilitetit-bie-ne-121-femije-per-grua-me-2022-e-treta-me-e-ulet-ne-europe/

    Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

    Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë./Monitor

    Rama në Luksemburg për konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

    Po kalonin trafikndarësen/ 35-vjeçarja përplas me makinë 2 këmbësoret, vd*s 72-vjeçarja

    lindjet OKB Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.