Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Çardhakut, në Moravë, duke ngritur dyshime mbi rrethanat e ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, viktima rezulton të ketë qenë i zhdukur prej rreth gjashtë muajsh dhe është identifikuar si një person endacak. Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun dhe kohën e saktë të vdekjes.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje


