Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, ditën e sotme mësohet se ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë në fjalë.
Kjo mendohet të ketë ardhur si rrejdhojë e humbjeve të zgjedhjeve parlamentare pasi dhe vetë Shehu e ka pranuar diçka të tillë.
“Duhet të pranojmë që Rama arriti këtë rezultat edhe për fakt të gabimeve të opozitës, edhe tonin brenda kësaj. Përgjegjësia bie kryesisht mbi lidershipin e partive opozitare. Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht. Për këtë motiv largohem nga drejtimi i koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj dhe ndoshta më energjikë,” u shpreh Shehi në një konferencë për mediat.
Koalicioni “Djathas për Zhvillim”, ku bënte pjesë dhe LZHK arriti të marrë vetëm 5,530 vota në rang kombëtar, por në pamundësi për të siguruar një ulëse në Kuvend.
Pas dorëheqjes së Shehit, ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj, një nga figurat kryesore të koalicionit.
Ai tha se rezultati ishte poshtë pritshmërive ndërsa shtoi se duhet të ketë reflektim të thellë brenda opozitës.
LEXO EDHE:
Thirrja e Dashamir Shehit: Mos u merrni më me Berishën se na ka bllokuar politikën


