TIRANË- Mesditën e kësaj premteje një 35-vjeçar nga Kurbini është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Bazuar në informacionet paraprake, i riu ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plagosjes.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Radar.al


