Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dashamir Shehi: Më 12 maj, do kemi hartë të re të politikës shqiptare

    March 18, 2025
    Shehi: Qeveria e ka trashur zullumin. PD dominohet nga radikalët

    Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi deklaron se më 12 maj do të ketë një hartë të re të politikës shqiptare. Shehi shprehu keqardhjen që nuk arritën të krijonin një pol të tretë politik në vend, me gjithë përpjekjet me Enkelejd Alibeajn. Sipas tij, arsye ka qenë rivaliteti, ku individët nuk ishin të gatshëm të mbështesnin dikë tjetër si lider.

    Ai theksoi se qëllimi i aleancës së tyre ishte krijimi i një grupi parlamentar dhe rikthimi i shtetit nga ndikimi i dy partive kryesore, PS dhe PD. Shehi përsëriti mbështetjen për SPAK dhe misionin e tij për të luftuar korrupsionin, duke theksuar se nuk duhet të ketë të paprekshëm në luftën kundër korrupsionit.

    “Duhet të kishim lista të hapura. Nuk ia dolëm dot të krijojmë një pol të tretë. Nëse do ishim pol të tretë, do thjeshtëzohej lista. Nuk ia dolëm për motive shqiptare. Njëri thotë unë jam më i madhi, pse të jetë ky tjetri kryetar e jo unë. Më vjen shumë keq që nuk ia dolëm dot. Unë dhe Alibeaj dhamë shembull që mund të merren vesh edhe dy shqiptarë. ‘Shqipëria bëhet’ dhe ‘Nisma’ u bashkuan. E mira do ishte që të ishim të gjithë në një vend. Synimi ynë është që të bëjmë një grup parlamentar. Unë besoj se do ia dalim. Ne i kemi dalë përballë autokracisë shqiptare, që vjen nga PS dhe PD. Ne duam t’ua kthejmë shtetin shqiptar, shqiptarëve. Ne mbështesim SPAK, për të dhënë mesazhin se nuk ka të paprekshëm, që të dënohet korrupsioni. E kanë tepruar me vjedhjet. Mbështesim SPAK, të dënohet korrupsioni. Unë s’kam frikë nga SPAK, sepse kam punuar ndershmërisht për shtetin shqiptar. Kam besim tek SPAK, nuk mund të kontrollohet Shqipëria nga dy vetë. Gjërat do të ndryshojnë për mirë. Më 12 maj, do kemi hartë të re të politikës shqiptare. Ne si të djathtë nuk mund të dalim kundër Amerikës, një vend mik e aleat, vetëm për interes të një njeriu apo dy njerëzve”, tha Shehi.

    12 maj Dashamir Shehi zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.