Ka përfunduar protesta e 7 tetorit e thirrur nga opozita. Në mbyllje të saj ishte Flamur Noka nga selia e PD që dha mesazhin e tij.
Protesta zgjati 2 orë pasi nisi në orën 18:40 dhe u përmbyll në orën 21:00. Ndërkohë që në polici ishte marrë leje për 4 orë protestë.
Flamur Noka:
Sot qeveria mori një mesazh. Mesazhi ishte jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, qeverisë teknike ndryshe narkosi në pushtet s’do ketë paqe asnjë herë.
Sot ata e kuptuan që beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz e dhunë. ne do jemi këtu do vijojmë mosbindjen ciile deri sa synimet tona të arrihen.
Për cdo hap tjetër do ju njoftojmë.
Sot ata janë duke u dridhur, të tërbuar se forca e qytetarëve u ka kallur datën.
Kanë rrethuar bunkerin e Surrelit se Sulltani dridhet e nuk fle i qetë.
LEXO EDHE
Ndiqeni live/ Nis protesta e opozitës, ja kush kryeson marshimin nga selia e PD tek Kryeministria


