Radar.al sjell për ju zhvillimet minutë pas minute lidhur me protestën e thirrur nga opozita këtë të hënë të 7 tetorit.
Ka nisur me 40 minuta vonesë protesta e opozitës. Flamur Noka, Gazment Bardhi, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj dhe të tjerë kanë prirë marshimin, teksa ndiqen nga militantët që ishin mbledhur në selinë e PD.

Eksponentët e PD, është vënë re që shpesh bëjnë simbolin e demokratëve, dy gishtat lart.
Ndërsa ajo që bie në sy është edhe fakti që ata flasin shpesh në telefon apo shkruajnë mesazhe.
Protesta e sotme është parashikuar të jetë marshim, pa fjalime.


