Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjendet i pajetë ish-drejtuesi i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku

    Rama kritikon komentuesit në rrjete sociale: Ndalni gjuhën e urrejtjes, mësoni nga modeli i Camargue

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    Mira Kazhani promovon “Një ditë tjetër”, një rrëfim i ndjerë për betejën me jetën dhe sfidat personale

    October 10, 2025

    Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, Mira Kazhani prezantoi të premten librin e saj të ri, “Një ditë tjetër”, e rrethuar nga miq, kolegë gazetarë, botuesi Enver Robelli dhe figura të njohura të jetës publike dhe politike.

    Libri është një rrëfim personal dhe i ndjerë për atë që autorja e quan “dimrin” më të vështirë të jetës së saj: betejën me një tumor dhe sfidat që solli kjo sëmundje. Përmes faqeve të tij, Kazhani ndan ndjesitë, frikën, shpresën dhe forcën që e shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi sfidues.

    Zgjedhja për ta promovuar librin në tetor, muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, nuk ishte rastësore. Në fjalën e saj, Mira bëri apel për kujdes ndaj shëndetit, veçanërisht tek gratë dhe vajzat, duke theksuar rëndësinë e kontrollit dhe parandalimit.

    “Ky libër nuk është vetëm për ata që kanë kaluar atë që kam kaluar unë. Është për këdo që përballet me sfidat e jetës, me dhimbjen dhe frikën, por edhe me forcën për të rifilluar nga e para,” u shpreh autorja.

    Kazhani falënderoi familjen, miqtë, mjekët dhe botuesin që i dhanë jetë këtij libri, duke ndarë mirënjohje për çdo mbështetje dhe fjalë inkurajuese gjatë gjithë kësaj periudhe. Promovimi u mbyll me përqafime, fotografi dhe një gotë verë, duke krijuar një moment të ngrohtë bashkëpunimi dhe solidariteti.

    libri Mira Kazhani promovimi “Një ditë tjetër”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjendet i pajetë ish-drejtuesi i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku

    June 7, 2026

    Rama kritikon komentuesit në rrjete sociale: Ndalni gjuhën e urrejtjes, mësoni nga modeli i Camargue

    June 7, 2026

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.