Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Lezhë pasditen e sotme. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili është dhe drejtues politik foli për një mandat të pestë të socialistëve pas prezantimit të kandidatëve. Ai tha se këtë mandat do të ulin Shqipërinë në BE, ndërsa në të pestin Rama do të jetë krenaria e kombit shqiptar.
“Kjo është skuadra jonë i nderuar kryeministër dhe si më i riu ndër ne dhe këtë më mirë se sa unë që kam pasur fati ntë jem në skuadrën e Edi Ramës që prej 15 vitesh dhe tani së fundmi 4 vjet si ndihmës i Ramës si ministër i drejtësisë, e them që është më i riu ndër në dhe jo për mandatin e katërt, por po ta shohësh që dhe në fletën e votimit kemi numrin 5, Edi Rama ka vënë flamurin e Shqipërisë dhe flamuri ne BE-së dhe dora është në mes, pra në këto zgjedhje shkojmë që të ulim Shqipërinë në BE, pastaj Edi Ramën në mandatin e pestë do ta kemi kryeministër që jo vetëm na bën sot krenarë në arenën ndërkombëtrare, por nesër kur të ulemi në tavolinën e BE-së, Edi Rama do të jetë krenaria e kombit shqiptar. Na shkoftë mbarë kryeministër”, deklaroi Manja.


